Aktualitet

DOKUMENTET/ 335 milionë lekë për ‘sisteme spiunimi’, Laert Duraj ‘sajon’ tenderin e radhës për kamera dhe sisteme

22 Nëntor 2020, 18:12 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ 335 milionë lekë për ‘sisteme

TIRANË– Laert Duraj, zyrtari i lartë i Partisë Socialiste, i cili njëkohësisht drejton edhe Postën Shqiptare, nuk ndalet së dhëni tendera në mënyrë abuzuese për kompani të ndryshme. Administratori i Postës Shqiptare ka bërë një tjetër tender…

Kësaj radhe bëhet fjalë për një garë, e cila konsiston në blerjen e disa pajisjeve sigurie të tipit GPS/GPRS, sisteme alarmi, sisteme vëzhgimi, kamera, si dhe kamera për automjetet.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-69345-08-20-2020 dhe ka patur si fond limit vlerën prej 28,505,600 lekë të reja. Në të rezulton se kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat fituese është shpallur firma I.S.S (INTEGRATED SECURITY SOLUTIONS) me vlerë të ofruar 27,888,888 lekë të reja ose rreth 335 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga të dhënat vihet re qartë se vlera është sa 97.83% e fondit limit.

Këtë tender krahas tre kompanive të tjera konkuruese që kanë paraqitur të njëjtin çmim, tenderin e ka fituar Nertil Lilo, të cilit Laert Duraj i ka “dhuruar” plot 335 milionë lekë të vjetra.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gps/gprs laert duraj posta shqiptare gps/gprs laert duraj posta shqiptare

Sondazh

Poll