Sport

VIDEO / Berisha i shënon dy herë Zenitit

21 Nëntor 2020, 20:26 Nga DOSJA

RUSI – Bernard Berisha ka zhvilluar një super ndeshje sot me Akhmat Groznyn e tij, duke shënuar një 2-golësh ndaj skuadrës së Zenit në Premier Ligën ruse, duke fiksuar një barazim prej 2-2 të ndeshjes.

Fillimisht anësorit i Kosovës, Bernard Berisha, ka shënuar golin e 1-1, ku arriti të finalizojë me një goditje gjeniale në shtyllën e dytë, pas një krosimi spektakolar të Poliarus. Ndërsa në minutën e 53-të barazoi rezultatin 2-2 me anë të një super penalltie “alla” Panenka.

? Brace by Berisha, Lovren’s header and a nice goal from Kuzyaev in highlights of the game #AkhmatZenit#RPL pic.twitter.com/J6OGtn4Zp3

— Russian Premier Liga (@premierliga_en) November 21, 2020


Pas këtij barazimi dhe një pike shumë të rëndësishme kundër gjigandëve të Zenit, Akhmat ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 24 pikë të grumbulluara. Ndërkohë që Bernard Berisha është shpallur edhe lojtari i ndeshjes, duke marrë trofeun menjëherë pas përfundimit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll