Art&Argëtim

112-vjetori i Kongresit të Manastirit, Meta: Mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë. Mbrojtja e gjuhës nga çdo

22 Nëntor 2020, 14:26 Nga DOSJA
112-vjetori i Kongresit të Manastirit, Meta: Mirënjohje Rilindasve

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Meta shkruan në Facebook se rilindasit e vërtetë 12 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

‘ Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë. Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.  I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit.

Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vite më parë në Kongresin e Manastirit, që u zhvillua nga 14 nëntori deri më 22 të vitit 1908. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete shqiptare, ku u ra dakord që gjuha shqipe do të bazohej në alfabetin latin me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato në gjuhën shqiptar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ilir meta kongresi i manastirit ilir meta kongresi i manastirit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Nëntor 2020, 12:35

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 112-vjetorin e Ditës së Alfabetit Shqip. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se përvjetori i Ko...