Art&Argëtim

36 gërmat tona të arta… Alfabeti Shqip mbush sot 112 vjeç që nga unifikimi në Kongresin e Manastirit

22 Nëntor 2020, 08:39 Nga DOSJA
36 gërmat tona të arta… Alfabeti Shqip mbush sot 112

TIRANË- Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vite  më parë në Kongresin e Manastirit, që u zhvillua nga 14 nëntori deri më 22 të vitit 1908. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete shqiptare, ku u ra dakord që gjuha shqipe do të bazohej në alfabetin latin me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato në gjuhën shqiptare.

Në Manastir asokohe ishin të pranishëm intelektualë nga të gjitha trojet, pasi qyteti njihej si “vendi i konsujve”. Kryetar i Kongresit ishte  Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Kongresi i Manastirit cilësohet si ngjarja më e rëndësishme për kombin shqiptar në fillimin e shekullit të XX-të, pa u shpallur ende pavarësia. Në Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët kjo është ditë feste, ndërsa në Manastir gjendet Muzeu i  Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që përmban 36 gërma.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur 112 vjetori i alfabetit te gjuhes shqipe kongresi i manastirit 112 vjetori i alfabetit te gjuhes shqipe kongresi i manastirit

Sondazh

Poll