Art&Argëtim

Mbani frymën… armiqtë e përjetshëm rikthehen! Tom&Jerry sërish në ekran në 2021! 

21 Nëntor 2020, 16:02 Nga DOSJA
Mbani frymën… armiqtë e përjetshëm rikthehen!

Nëse viti 2020 është cilësuar prej jush si një vit i çmendur, shpresat janë te 2021. Lajmet janë të mira. Armiqtë e përjetshëm, që kanë rritur breza të tërë që kanë qëndruar duke i parë para ekranit, do të rikthehen në mars të vitit 2021. Bëhet fjalë për maçokun Tom dhe miushin Jerry.

Dy mistrecët e pabindur do të rivijnë në animacionin me regji të Tim Storu dhe aktorët Chloë Grace Moretz, Rob Delaney, Michael Peña, Ken Jeong e Colin Jost. Por çfarë na pret?

Krijuesit nuk kanë rrëfyer shumë, por ajo që CNN shkruan është se dyshja e pandarë zhvendosen në New York, dhe seritë zhvillohen në një hotel ku do të zhvillohet një dasmë. Tom ka detyrën e vështirë… të heqë Jerryn nga rruga e tij, por ndryshe nga sa pritet, dyshja pajtohen dhe bashkohen në një luftë kundër një armiku më të madh. Për më shumë, mbani frymën drejt 5 marsit të 2021.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim rikthehet tomi dhe xherri tom&jerry rikthehet tomi dhe xherri tom&jerry

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Nëntor 2020, 10:09

Tersi me anijet, rrefimi i Leka Zogut në Francë

FRANCË-“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 14 gushtit 1968, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rrëfimin e fatkeqësive të Leka Zogut me përdorimin e ...

Art&Argëtim 21 Nëntor 2020, 09:02

Një ditë me heronjtë e rrjetit…

Në kohë të largëta, kur fijet e komunikimit ishin vetëm ca tela të lidhur pas shtyllash betoni, që në kohë furtunash rrëzoheshin, fillrojtësit që endeshin malev...