Insights

DOKUMENTET/ Gllabërimi i radhës, si tentoi të merrte 3.5 mln euro tendera me letra false, kompania e nipit të deputetit Sadr

22 Nëntor 2020, 08:01 Nga DOSJA

TIRANE- Dje shpjeguam si kompania “Alco Impex General Costruction” fitoi me falsifikime tenderin 1.1 milione euro ne Bashkinë e Kavajës (https://dosja.al/ekskluzive-skandali-kompania-e-nipit-te-sadri-abazit-mashtroi-bashkine-kavaje-gllaberoi-1-mln-euro-me-deklarim-fals-dhe-inxhinier-te-rreme/).

Ishte vetëm fillimi i një historie në zhvillim. Përpara se të arrijmë tek tenderat dhe kontratat në zhvillim, ndjekim kronologjinë. Bashkia Elbasan, 27 nëntor 2017. Hapet tenderi “Kryerja e Pastrimit në qytetin e Elbasanit” me fond 74.996.554 lekë, ose rreth 600 mijë euro. Këtë herë duhet një drejtues teknik që të jetë diplomuar në fushën e mjedisit.

Me shkathtësinë që e karakterizon, në hartimin e dokumentave fallco, kompania e nipit të deputetit Sadri Abazi, paraqet përsëri një person të diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Bekim Selmani, nga Gjilani, i regjistruar në vitin akademik 2003/2004, i përfundoi provimet në 14 nëntor 2008 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në seksionin e Ndërtimtarisë, drejtimi i Mjedisit dhe mori titullin Bachelor.

Këtë herë nuk është paraqitur as certifikata origjinale, ndërsa tek noterja nuk ka shkuar vetë i diplomuari por një përfaqësuese e kompanisë. Bashkia e Elbasanit ka verifikuar informacionin dhe këtu ndodh habia! Kompania humbet tenderin.

Informacioni që gjendet fare kollaj në faqen zyrtare online të Universitetit të Prishtinës, tregon që Departamenti i Ndërtimtarisë nuk përmban program studimor për mjedisin. Katër programet janë: Konstruktiv, Hidroteknikë, Gjeodezi dhe Infrastrukturë rrugore.

Në drejtimin Kontruktiv është diplomuar edhe Bekim Selmani, pikërisht në 18 nëntor 2008. Me emrin, datëlindjen, vendlindjen dhe atësinë e tij, nuk figuron asnjë student tjetër dhe nuk ka asnjë të diplomuar në të njëjtën ditë në degën e Mjedisit. Jo vetëm për faktin se Selmani po diplomohej për një degë tjetër, por edhe se dega e Mjedisit nuk ekziston.

Me këtë falsifikim, kompania e nipit të Sadri Abazit kërkonte të merrte 600 mijë euro nga taksat tona kompanisë vetëm 1 ditë nga festa kombëtare. Falë një denoncimi që u bë në atë kohë në bashkinë e Elbasanit, zyrtarët lokalë hapën sytë dhe nuk ia dhanë tenderin Alco Impex. Më e keqja është se nuk mbaron këtu. Jo vetëm, që kjo kompani që falsifikoi dokumentet, nuk u përjashtua nga tenderat, por çudia sapo nis. Vetëm pak muaj më vonë, në 27 shkurt 2018 me të njëjtin falsifikim, kompania Alco Impex, është paraqitur në Bashkinë e Korçës. Bëhet fjalë për 356. 843. 945 lekë, ose 2 milionë e 900 mijë Euro.

Përsëri për pastrimin, përsëri me paratë publike, përsëri duhet specialist i diplomuar në fushën e mjedisit. Kompania nuk ka shpenzuar as 100 lekë për të marrë një dokument të ri. Ka paraqitur atë që falsifikoi për Elbasanin, por falë rastit të Elbasanit, ku denoncuesi zbuloi mashtrimin, Alco Impex nuk e mori tenderin në bashkinë e Korçës.

Një “letër bakalli” ka mjaftuar që kompania e nipit të Sadri Abazit të merrte tendera në bashkitë e vendit, dhe të ritentojë të marrë miliona të tjera nëpër të gjitha bashkitë e tjera të vendit, me shkresa të falsifikuara.

A është letra e falsifikuar, apo influence politike e deputetit Abazi, këtë duhet ta gjejë Prokuroria. A kanë bërë tenderuesit e bashkive sikur nuk e kuptonin apo përtonin të hapnin për 60 sekonda internetin para se të falnin paratë tona te falsifikatori  parë që paraqitet, edhe këtë duhet ta gjejë Prokuroria.

Nëse edhe Prokuroria përton ta hapë internetin apo nëse nuk ka linjë, mund t’ja ofrojmë dokumentacionin e plotë. Në 2 ditë, janë denoncuar në Dosja.al, 3 falsifikime, 2 prej të cilave për fat të mirë nuk kanë mundur të shkojnë deri në fund. Deri në fund të investigimit fatura do të vazhdojë të rritet. Në fakt ajo vazhdon para syve tanë të hapur dhe syve të mbyllur të Drejtësisë.

(DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck alco impex general sadri abazi skandali me nipin e sadri abazit alco impex general sadri abazi skandali me nipin e sadri abazit

Sondazh

Poll

Insights 20 Nëntor 2020, 09:36

POPUJ ME KRAHË GURI

Katedralet shpesh rreth kulmeve të tyre kanë statuja engjëjsh prej mermeri apo edhe me gurë të tjerë.Simboli i tyre ka kuptimin e fluturimit të qenies drejt hyj...

Insights 19 Nëntor 2020, 17:02

Iku Veri… se Tirana ka kohë që ka ik…

Unë jam rritur tek 21-shi, të cilin e njohim si “21 dhjetori”. Jam rritur me Qamushin dhe Ver Llapën. Nuk kam qenë tek njerëzit që zbaviteshin me ta. Nuk e di p...

Insights 13 Nëntor 2020, 18:01

“Shtëpia e verdhë” dhe politika e ndyrë!

TIRANË– “Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku...

Insights 13 Nëntor 2020, 11:39

TIRANË- Konferencë për shtyp e kryeministrit dhe ministres, dalje e tri anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe në fund, siç ndodh zakonisht...

Insights 8 Nëntor 2020, 20:26

Shakaja e fundit e Koço Devoles

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë...