Insights

Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36 milionë euro

11 Nëntor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36

Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me mijëra familje shqiptare, qeveria në të gjitha nivelet është zhytur në pellgun e babëzisë dhe shpërdorimit të parave publike. Në protokollin e Kuvendit, pak ditë më parë ka mbërritur një copë letër nga Bashkia e Tiranës për të gjymtuar më tej buxhetin. E formatuar në vetëm gjysmë faqe, përmes shkresës Bashkia e Tiranës i kërkon Kuvendit që të heqë 4.4 miliardë lekë ose rreth 36 milionë euro nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar u shemb nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës në mes të natës, përmes një akti brutal force pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve. Tashmë mbi godinën e shembur, Bashkia kërkon të ndërtojë teatrin e ri, duke u marrë qytetarëve 36 milionë euro nga taksat e tyre.

Fillimisht Bashkia tentoi ta financonte ndërtimin e Teatrit përmes një kredie 30 milionë euro nga institucionet ndërkombëtare. Por me sa duket ndërkombëtarët e kanë refuzuar financimin e orekseve korruptive dhe talebanizmit shtetëror që shembi godinën ekzistuese të Teatrit.

E refuzuar nga ndërkombëtarët, tani bashkia e Tiranës kërkon që faturën e Teatrit të ri t’ja u ngarkojë qytetarëve duke i kërkuar Kuvendit, që të financojë koston e plotë nga buxheti i vitit të ardhshëm. Por kostoja është rritur sërish rrugës duke shkuar në 36 milionë euro nga 30 milionë euro që u than ë fillim. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës drejtuar Kuvendit nuk shpjegon se pse kostoja ka kërcyer me 20 për qind, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,.

Projektbuxheti i vitit 2021 i propozuar nga Ministria e Financave nuk parashikon fonde për ndërtimin e Teatrit. Por votimi i draftit nen për nen mbyllet të hënën në datën 16 nëntor. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës për financimin e plotë të Teatrit nga buxheti pritet që fillimisht të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë këtë javë. Me shumë gjasa, deputetët në Komision do të heqin para nga zërat e tjerë, e ndoshta edhe nga shëndetësia për të financuar tekat e kushtueshme dhe të paligjshme të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Si askund tjetër në botë, qeveria shqiptare ja ka lënë kostot e kurimit nga pandemia vetë qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Buxheti i shtetit nuk përballon asgjë, as rimbursimin e ilaceve të kushtueshme dhe as ekzaminimin e qytetarëve të prekur me Covid.
Për shumë familje shpenzimet e kurimit nga pandemia rezultojnë katastrofike duke fshirë të ardhurat që ato fitojnë në një vit dhe duke i zhytur në varfërinë ekstreme.

Por me gjithë kërkesat e qytetarëve për ndihmë, qeveria i ka refuzuar ato. Për arsyen e thjesht. Para nuk ka. Sepse paratë do të shkojnë për të financuar Teatrin që prishën talebanët, mbikalimet e oligarkëve apo rrugët e askundit, që po tenderon në seri ARRSH ditët e fundit. Ky është shpërdorim i parave të qytetarëve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 8 Nëntor 2020, 20:26

Shakaja e fundit e Koço Devoles

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë...

Insights 3 Nëntor 2020, 21:02

Shqiptarët “pushtojnë” North Dakota-n

Nga Ruben AvxhiuShqiptarët janë vendosur në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, sa prej jush e dinë se një komunitet në rritje po dallohet...

Insights 3 Nëntor 2020, 13:23

Krahasime ballkanike

Stokholm- Një serb vrau me thikë në mes të ditës në mes të Stokholmit ministren e jashtme të Suedisë Anna Lindh, figurë e shquar e diplomacisë europiane, sepse ...

Insights 1 Nëntor 2020, 11:54

Doktorë dhe politikanë, të nderuar ‘komitetsa’

Dje u mblodh komiteti i ekspertëve kundër COVID. Fatkeqësisht, në vend që publiku të dëgjonte ndonjë muhabet ekspertësh, dëgjoi ankesa të “ekspertëve” kundër po...