Insights

POPUJ ME KRAHË GURI

20 Nëntor 2020, 09:36 Nga DOSJA
POPUJ ME KRAHË GURI

Katedralet shpesh rreth kulmeve të tyre kanë statuja engjëjsh prej mermeri apo edhe me gurë të tjerë.

Simboli i tyre ka kuptimin e fluturimit të qenies drejt hyjnores ose drejt fatit të saj.
Unë i quaj engjëj me krahë guri, të cilët më kujtojnë shpirtin e një njeriu me fluturim të pamundur. Për mua këto statuja janë një skenë e trishtuar e një parajse engjëjsh që e kanë të pamundur të fluturojnë.

“Liria e një populli ka nevojë për lirinë e zemrës së tij“, kështu shkruanin parullat përpara pushtimit nazist të Luftës së Dytë Botërore.
Diktaturat kanë si qëllim të prangosin popujt e tyre njësoj siç bëjnë tabutë, ngrenë modele ndëshkimi dhe bindjesh, besimesh dhe paranojash. Ky ka qenë rregulli i errët në të gjithë qytetërimet.

Por historia njerëzore evoluon. Prandaj, civilizimi i shkëlqyeshëm dhe i egër modern duhet të korrigjojë dhe të vendosë themelet për një njeri të ri: sapiens të çliruar. Të çliruar nga vetja e tij dhe nga prangat e së kaluarës. Bilbili vdes nëse e fusim në kafaz, ai dhuron jetën e tij përballë pamundësisë për të qenë i lirë.

Në të njëjtën mënyrë, qenia njerëzore e cila nuk është e lirë në fund kthehet në një qenie pa fluturim dhe pa dashuri, si engjëlli i ftohtë me krahë dhe vështrimi prej guri.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Insights 19 Nëntor 2020, 17:02

Iku Veri… se Tirana ka kohë që ka ik…

Unë jam rritur tek 21-shi, të cilin e njohim si “21 dhjetori”. Jam rritur me Qamushin dhe Ver Llapën. Nuk kam qenë tek njerëzit që zbaviteshin me ta. Nuk e di p...

Insights 13 Nëntor 2020, 18:01

“Shtëpia e verdhë” dhe politika e ndyrë!

TIRANË– “Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku...

Insights 13 Nëntor 2020, 11:39

TIRANË- Konferencë për shtyp e kryeministrit dhe ministres, dalje e tri anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe në fund, siç ndodh zakonisht...

Insights 8 Nëntor 2020, 20:26

Shakaja e fundit e Koço Devoles

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë...