Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari në Mat, kanosi me armë zjarri një 26 vjeçar muaj më parë (EMRI)

21 Nëntor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Arrestohet i shumëkërkuari në Mat, kanosi me armë zjarri

MAT– Policia e Matit ka vënë në pranga një 26 vjeçar i cili është i akuzuar për disa vepra penale. Shtetasi Sabah Nuzi, banues në Burres është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Nuzi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Njoftimi i policise:

Kapet dhe ndalohet një 26 vjeçar, i dënuar më parë për krime kundër personit, armëbjajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Sabah Nuzi, 26 vjeç, banues në Burrel. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar. Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sabah nuzi arrestohet sabah nuzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2020, 06:43

“Si e ke vajzën? A është mirë?”, shkruhej në email-in dërguar Nazenin Ansarit, nga dikush që ajo dyshon se është një agjent iranian. Mesazhi ishte drithërues.Nu...