Përplas disa mjete dhe largohet nga vendi i aksidentit, nuk i bindet urdhërit të policisë, arrestohet në ndjekje 20-vjeçar
21 Nëntor 2020, 08:20Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit për ndalim, ka përplasur disa mjete dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasi Xh. V.,nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Policia ka bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policise.
Njoftimi i policise:
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kan bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë. Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo, feston sot ditëlindjen. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në ‘Face...
TIRANË– Skandali i D. H. Albania që paraqiti dokumenta të falsifikuar në tenderin për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit, nuk ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë parashikimin e motit për ditën e sotm...
Aktualitet21 Nëntor 2020, 06:43
“Si e ke vajzën? A është mirë?”, shkruhej në email-in dërguar Nazenin Ansarit, nga dikush që ajo dyshon se është një agjent iranian. Mesazhi ishte drithërues.Nu...
KORCË– Mbrëmjen e djeshme në Korçë një shtëpi dy-katëshe ku jetonin 3 vëllezër është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ndodhi në afërsi të Muzeut Arkeo...
Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në ekonomi është 2,4%. Në këtë sektor sigurojnë jetesën rreth 56 mijë persona. Baret dhe restorantet kanë ...
TIRANË-Mjeku Tritan Kalo ka shpërndarë në profilin e tij të Facebook një thirrje për qytetarët të cilëve iu kërkon që të mos e humbasin besimin te puna e b...
TIRANË- Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje e djeshme në një banesë në Tiranë, në rrugën “Luigj Gurakuqi”.Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 54-vje&...
TIRANË– Moti ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por në zonat jugore vranësirat do të sjellin reshje të pak...