Aktualitet

Iu shkrumbua shtëpia nga flakët, flet njëri nga vëllezërit: Kemi 5 vjet pa drita, harruam një qiri ndezur

21 Nëntor 2020, 06:39 Nga DOSJA
Iu shkrumbua shtëpia nga flakët, flet njëri nga

KORCË– Mbrëmjen e djeshme në Korçë një shtëpi dy-katëshe ku jetonin 3 vëllezër është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ndodhi në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Njëri nga 3 vëllezërit ka treguar për ‘Report Tv’, mjerimin në të cilin jetonin. Ai ka thënë se kanë 5 vite që jetojnë pa drita pasi shteti ua ka prerë, ndërsa shtoi se jetojnë me qiri, që u bë edhe shkaku i rënies së zjarrit.

Ne kemi 5 vjet që nuk kemi drita dhe që jetojmë në këtë shtëpi. Nuk e di tani si harruam këtë qiri ndezur. Jemi shumë të frikësuar se jemi dhe jashtë. Kërkojmë nga shteti të na fusi në një vend dhe të na ndihmojë të kalojmë në një shtëpi“, tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia dy kateshe ne korce digjet shtepia dy kateshe ne korce

Sondazh

Poll