Aktualitet

Fotot e RËNDA brenda morgut, Mjekësia Ligjore e pranon: Kur janë shumë, i lëmë kufomat në tokë

20 Nëntor 2020, 21:55 Nga DOSJA
Fotot e RËNDA brenda morgut, Mjekësia Ligjore e pranon: Kur janë

TIRANË- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar pas publikimit të fotove në disa media ku shiheshin personat e vdekur në dyshemenë e morgut. Në një deklaratë për mediat drejtori i murgut Bledar Xhemali, ka thënë se  se shpesh morgu nuk ka mundësi t’i sistemojë të gjitha kufomat në mjedise frigoriferike dhe për këtë arsye ato vendosen në dysheme.  Pamjet e rënda nga morgu i Tiranës,

Duke e quajtur një inskenim panoramën e paraqitur në foto, instituti thotë se autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ata i kanë bërë thirrje që Ministrisë së Drejtësisë që ka në varësi këtë institucion, që të bëjë verifikime për autorin në mënyrë që të ndëshkohet.

“Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”, thuhet ne njoftim.

Reagimi i plotë

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

Drejtori

Bledar Xhemali

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar xhemali bledar xhemali

Sondazh

Poll