Politike

“Dita e Fjongos Blu”/ Meta: E patolerueshme, vetëm 445 e autorëve janë dënuar me vendim të prerë, të miratohet me urg

19 Nëntor 2020, 10:34 Nga DOSJA
“Dita e Fjongos Blu”/ Meta: E patolerueshme, vetëm 445 e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve që të miratojnë sa më shoejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca-Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

I pranishëm në aktivitetin “Dita e Fjongos Blu”, që u organizua sot në Sheshin Skënderbej, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Meta tha se është e patolerueshme që në Shqipëri, vetëm 44% e autorëve të akuzuar për abuzim seksual me të mitur, janë dënuar me vendim të formës së prerë.

” Të miratohet sa më shpejt projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale që Crca-Albania ka përgatitur si përgjigje ndaj parandalimeve të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Është e patolerueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëvce janë dënuar me vendim të formës së prere. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata,”- tha Meta.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim,ka dhënë gjithashtu mesazhin e saj në ditën botëtore të parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve. Në një postim të bërë në Twitter, Kim shkruan se duhen futur në burg të gjithë autorët që kryejnë krime të tilla e se fëmijët duhen të lihen të jenë fëmijë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita boterore e prandalimit te abuzimit te femijeve ilir meta yuri kim dita boterore e prandalimit te abuzimit te femijeve ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll