Politike

Edi Rama: Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Parkut të Ri Fotovoltaik të Spitallës, javën tjetër zhbllokojmë gar

19 Nëntor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Edi Rama: Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Parkut

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e konsideroi të çelur garën ndërkombëtare për një tjetër Park Fotovoltaik, të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit. Përmes një fjale të mbajtur nga Kryeministria bashkë me ministren Belinda Balluku dhe Matteo Colangeli, drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, Rama tha se projekti do të rrisë kapacitetet e energjisë diellore.

Kryeministri shtoi se shumë shpejt do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike. Gjithsesi, Rama u shpreh se gjithçka shpreson që të shkojë mirë me shpresën tek Zoti, pasi edhe herë të tjera që kanë planifikuar diçka janë zhgënjyer, referuar pandemisë, që mund tu ketë ndërprerë disa plane. Kryeministri tha dhe lajmin e mirë për zhbllokimin e procesit për aeroportin e Vlorës.

“Kjo lidhet me zhvillimin e një zone që ka një gravitet strategjik për ekonominë. Ky është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për durrësin e 2030 dhe patjetër edhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030. Ne në këtë zonë e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi kur ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike. Me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagjia e re e rindërtimit. Për ti hapur rugë portit të madh që do ti japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një katergori për turizmin siç është ai elitar. Bashkë me këto zhvillime është edhe zona e re ekonomike, është synuar herë pas here të shkojë përpara. Edhe ne kemi bërë në të shkuarën 2 ose 3 hapa për të shkuar përpara por skemi pasur mundësi për disa çështje që sështë momenti për ti shtjelluar. Me ndihmën e Zotit shpresoj të jemi këtu për të nisur edhe për të folur sërish për portin e Vlorës. Dua tu them të gjithëve që puna nuk nis vetëm kur del në televizor, por kur hapen kantierët. Me ndihëmn e Zotit shpresoj që gjithçka të na shkojë siç kemi planifikuar sepse herë-herë kemi pasur disa zhgënjime në anulime planesh për shkak të epidemisë. Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese në të gjithë botën jo vetëm këtu. Në këtë mozaik, ne besojmë që është vërtet, themelore, vendosja e gurit të këtij parku fotovoltaik i cili  vjen pas suksesit jo të vogël të arritur me ankandin e Karavastasë. Javën e ardhshme do të zbllokojmë procesin për Aeroportin e Vlorës, për të nxjerrë fituesin,”- tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku mori fjalën dhe shtoi më tej se fituesi i këtij projekti fotovoltaik do të shpallet më datë 2 mars, vitin e ardhshëm.

” Ne shpallim fituesin më 2 mars 2021. Pastaj i japim frymë ecurisë për firmosjes e kontratave, për t’i dhënë një nisje gjatë verës së ardhshme ndërtimit të këtij parkut të dytë fotovoltaik,”- tha Balluku.

Ndërsa Colangeli tha se shpreson që Parku i Spitallës do të sjellë një investitor shumë të mirë si në rastin e suksesit të Karavastasë.

” Për energjinë e rinovueshme ka shumë investitorë të interesuar në këtë drejtim. Shpresoj që edhe Parku i Spitallës do të sjellë një investitor shumë të mirë si në rastin e suksesit të Karavastasë,”- tha ai më tej.

(f.m/dosja.al)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celet gara per parkun fotovoltaik të spitallës edi rama celet gara per parkun fotovoltaik të spitallës edi rama

Sondazh

Poll