Aktualitet

Pacientit me COVID i shpërtheu bombola e oksigjenit, mjekja: Nuk rekomandohen të mbahen në shtëpi

17 Nëntor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Pacientit me COVID i shpërtheu bombola e oksigjenit, mjekja: Nuk

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në kryeqytet ku në shtëpinë e të një infektuari me Covid shpërtheu bombola e oksigjenit. Kjo i shkaktoi 72 vjeçarit plagë të rënda në trup.

Veprim që mjekja Valbona Salko e ka konfirmuar se nga kolegët e saj nuk sugjerohet për përdorim në shtëpi, madje as përdorimin e antibiotikëve pa recetë.

“Marrja e bombolës së oksigjenit në shtëpi nuk është e rekomanduar, sepse me nivele të ulta saturimi rekomandohet vetëm hospitalizimi. Edhe për antibiotikët ka debate, shpesh herë merren nga këshilla të miqve, ndërkohë që duhet marrë mendimi i mjekut”, pohoi Salko në “A2 CNN”.

72-vjeçari i plagosur me iniciale M.N e kishte marrë për të lehtësuar frymëmarrjen.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjekja valbona sako shperthen bombola e oksigjenit mjekja valbona sako shperthen bombola e oksigjenit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Nëntor 2020, 20:16

TIRANË- Drejtuesi i Urgjencës, Skënder Brataj, se nuk ka valë të parë apo të dytë të koronavirusit.I ftuar në emisionin ;Çim Peka LIVE;, mbrëmjen e ...