Art&Argëtim

“Nana e muzikës”, Mozzik dhe Elvana bashkë në një këngë, detajet e projektit që do të vijë para fundit të vitit

14 Nëntor 2020, 21:46 Nga DOSJA

TIRANË– Të gjithë fansat e Elvana Gjatës dhe Mozzik, kanë një arsye për të qenë të lumtur. Të dy këngëtarët pritet të sjellin bashkë një këngë, të paktën kështu raporton “Prive”.

Media kosovare shkruan se Mozzik dhe Elvana tashmë kanë rënë dakord për të realizuar bashkë një projekt i cili pritet të dalë para fundit të vitit. Ende nuk ka një datë fikse për publikimin, por duke i ndjekur të dy, fansat me siguri nuk do të zhgënjehen.

Por si u bënë bashkë?

Kjo me siguri nuk ka ndodhur rastësisht. Mozzik është shprehur disa kohë më parë se Elvana është për të “nana e muzikës”.

Postimi i Mozzik për Elvanën:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata mozzik elvana gjata mozzik

Sondazh

Poll