Art&Argëtim

U shfaq në video me Tahirin, Eneda Tarifa: Ishte shumë këndshëm, ka të drejtë të gëzojë si gjithë të tjerët

21 Prill 2019, 13:39 Nga DOSJA
U shfaq në video me Tahirin, Eneda Tarifa: Ishte shumë

TIRANË- Këngëtarja Eneda Tarifa ka reaguar për herë të parë pas videos virale, ku ajo shfaqej duke kënduar në një club nate në Tiranë me ish-ministrin e Brendshë, Saimir Tahiri. E ftuar në emisionin Pop Culture, ajo është shprehur se atë natë nuk kishte ndonjë gjë të pazakontë.  “Ishte shumë këndshëm, ai kishte ardhur si klient, siç ka të drejtën çdo njeri që të argëtohet dhe të këzohet clubeve të Tiranës”, shprehet këngëtarja.

Më tej Tarifa ka komentuar dhe reagimet në rrjet, ku shumë ishin fokusuar tek kapja e dorës me ish-ministrin. Por sipas kapja e dorës nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, pasi e njëjta gjë ndodh me të gjithë ata që ngjiten në skenë.

“Për mua kjo nuk është asgjë domethënë, se unë në skenë kap për dore këdo që vjen. E ftoj, e marr e trajtoj mirë sepse një club nate mbi të gjitha do që publikun ta bësh për vete”, u shpreh Tarifa. Në fund Eneda shprehet se ish-deputeti socialist ka vesh shumë të mirë muzikë dhe shton se ai ka të drejtë të gëzoj dhe të këndojë si çdo njëri tjetër.

“Nuk e di çfarë kishte kaq shumë të për të komentuar në fakt, pasi ai sçdo njeri tjetër ka të drejtë që të argëgohet. Ka të dretjë të ketë jetën e vet dhe rastet e veta që të gëzojë. Në kuptimin personal e njoh aq sa për të thënë, se ai kë vesh të mirë muzike. Nëse nuk do të ishte politikan, do të ishte një këngëtar shumë i mirë. Pasi ai bën zëra të dytë dhetë tretë dhe ka vokal shumë të mirë”, përfundon ish-prezantuasja e Portokalli.

Dosja.al pak javë më parë publikoi një video, e cila më pas u shpënda në rrjet dhe u bë virale, ku shfaqej ish-minsitri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke kënduar në një club nate në Tiranë. Tahiri po ashtu është dhe në gjykim për akuzën e basghkëpunimit me grup kriminal, pasi është i akuzuar si pjesë e dosjes “Habilaj”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz endeda tarifa ish-ministri saimir tahiri saimir tahiri saimir tahiri kendon endeda tarifa ish-ministri saimir tahiri saimir tahiri saimir tahiri kendon

Sondazh

Poll