Art&Argëtim

Gruaja e ish-ambasadorit shqiptar në Serbi: Vajzën 16-vjeçe ma ngacmuan serbët dhe u detyrova ta largoja që aty, hidhnin fj

12 Nëntor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Gruaja e ish-ambasadorit shqiptar në Serbi: Vajzën 16-vjeçe ma

TIRANË– Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrëfyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë i vështirë.

E ftuar në studion e emisionit ‘Rudina”, Koçi tha se vajzën e tyre 16-vjeçare ia ngacmuan shumë serbët dhe ishte detyruar që ta largonte nga atje për ta sjellë në Shqipëri.

“Le të themi që gjermanishtja ka qenë një gjuhë vërtet e vështirë, por është e rëndësishme që flitet shumë në Europë që kështu ishte kënaqësi dhe fat që vajzat e mia ta flasin. Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probleme me ambientimin. Ishin vitet 2007-2008, unë nuk arrita dot ta lejoja vajzën ta vazhdonte deri në fund gjimnazin sepse ajo pati probleme, e ngacmonin me fjalë, me vështrime. Ajo ishte 16 vjeç kështu që ajo u detyrua të kthehej dhe të jetonte me prindërit e tim shoqi sepse ishte e pamundur përshtatja e vajzave. Dhe akoma dhe sot është shumë e çuditshme, është 19 vjeç dhe duhet të zgjedhë për çfarë do studiojë. Më tha nuk e di se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua. E pyeta çfarë dhe më tha nuk dua të bëhem diplomate. I thashe pse sepse unë di që ju kemi siguruar një jetë të këndshme dhe nuk keni patur mungesa. Jo tha, kam patur shumë mungesa sepse unë kam lëvizur nga miqtë e mi, nga shokët e mi dhe është shumë e vështirë të integrohesh, të bëhesh njësh me fëmijët austriakë që janë të ftohtë,”- është shprehur Dolores Koçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dolores koci dolores koci

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Nëntor 2020, 16:22

TIRANË– Ish-velina Belinda Dragoti ka treguar në lidhje me mënyrën e punësimit të saj në vende ‘serioze’. E ftuar në “Historia ime”, Belinda rrëfeu nëse fo...