Art&Argëtim

12 Nëntor 2020, 16:22 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-velina Belinda Dragoti ka treguar në lidhje me mënyrën e punësimit të saj në vende ‘serioze’. E ftuar në “Historia ime”, Belinda rrëfeu nëse fotot e saj provokuese nuk janë pengesë për një jetë të sajën mëse serioze.

Ish-velina shtoi se mjafton që të takohet me dike që ka nevojë për një arkitekte të mirëfilltë, i cili është edhe profesioni i Belindës dhe do të kuptojë që përveçse e bukur, është edhe mjaft inteligjente.

“Ndryshe nga ç’ka pritet, në fakt në rastin tim nuk është se më ka penalizuar. Për femrat e bukura gjithmonë ka ekzistuar një farë paragjykimi, por unë mendoj që përveç njerëzve që na njohin dhe kanë një lloj mendimi për ne, personat që do jenë pjesë e rrethit personal apo profesional në të ardhmen, do kenë kontakt me mua dhe kur dikush ka kontakt me mua sheh se si jam e formuar apo se si komunikoj, e përmbys paragjykimin dhe ky është moment që mua më pëlqen më shumë, kur e përmbys dhe e hedh poshtë paragjykimin e bazuar vetëm në një imazh që nuk të identifikon për atë që je. Nuk kanë faj sepse ka shumë femra që janë fokusuar vetëm tek pjesa e imazhit të tyre dhe e kanë stopuar formimin dhe intelektin që ta zhvillojnë më tej dhe e ushqejnë këtë paragjykim. Prandaj them që dhe njerëzit në disa raste nuk kanë faj, por mua personalisht nuk më ka penguar sepse njerëzit që më njohin apo kanë të bëjnë me mua, nuk e kanë ata paragjykim i cili mund të hidhet poshtë që në minutat e para të kontaktit. Prandaj nuk mund të viktimizohet bukuria dhe paragjykimi. Mua nuk më ka penalizuar kjo gjë ndryshe nga ndonjë vajzë tjetër që ka vetëm bukurinë do penalizohet më shumë sesa unë,”- tregoi Belinda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz belinda dragoti belinda dragoti

Sondazh

Poll