Art&Argëtim

E ëma e prostituoi për 500 $, Demi Moore rrëfen momentet e errëta të jetës së saj

12 Nëntor 2020, 15:36 Nga DOSJA
E ëma e prostituoi për 500 $, Demi Moore rrëfen momentet e

SHBA- Aktorja e famshme, Demi Moore, vitin e kaluar botoi një autobiografi të titulluar “Inside Out” thënë ndryshe, e cila ka vendosur të rrëfejë të gjitha sekretet e errëta që e kanë rrethuar ndër vite ka aktores përpara se të rritej në karrierë.

Në autobiografinë e botuar ka folur edhe për përdhunimin që kishte kaluar në moshën 15-vjeçare, ku ajo pretendon se personi që e dhunoi e pagoi të ëmën e saj më vonë.

Mamaja e saj e merrte gjithmonë me vete nëpër bare të ndryshme për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, e cila u njoh me një burrë rreth të 40-ve, kur ishte në shkollë dhe tha se ai nisi të shfaqej vërdallë shkollës në atë periudhë.

Kur ajo u kthye nga shkolla një ditë ai ndodhej në shtëpi. Ai e përdhunoi, më pas pagoi të ëmën 500 dollarë.

Çfarë ndjesie të jep të përdoresh nga mamaja për 500 dollarë?”-  e ka pyetur ai.

Aktorja teksa rrëfente ngjarjen e rëndë të jetës së saj ka shtuar:

“Për vite me radhë nuk e kam menduar si përdhunim. Pasi e shihja si diçka që unë vetë e kisha shkaktuar, diçka që unë vetë u ndjeva e detyruar ta bëja sepse ai burrë priste diçka nga unë. Sikur unë vetë e lejova që ai të priste prej meje. Sikur isha një pre e lehtë për një grabitqar.”

Kjo eksperiencë e ka lënë me pasoja të cilës i shkaktoi vuajtje nga ankthi, pagjumësia, çrregullimi i të ngrënit, PTSD.

Më vonë mamaja e saj i kërkoi përdhunuesit të që ta ndihmonte të zhvendoseshin diku tjetër. Pas kësaj ndodhie Demi ndihej sikur nuk kishte një vend të sigurtë ku të fuste kokën.

Pas gjithë këtyre ndodhive, ajo kishte parë disa herë mamanë e saj të tentonte vetëvrasjen, ku disa herë i është dashur të nxirrte ilaçet nga goja e saj. Ajo ndryshoi tepër shumë ku gjatë gjimnazit filloi duhanin, alkoolin dhe dilte nëpër festa. U lidh me një djalë 28-vjeçar dhe në moshën 16-vjeçare jetonte me të.

Një vit më vonë babai i saj u vetëvra duke e lënë aktoren të vetme me një nënë të trazuar. Ato nuk folën për tetë vite, pasi mamaja e saj vazhdimisht tregonte historitë e të bijës për gazetat. Në vitet e fundit të jetës së mamasë së saj, Demi arriti të bënte paqe me të.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz demi moore e perdhunuar demi moore e perdhunuar

Sondazh

Poll