Art&Argëtim

Motrat Mustafa tregojnë marrëdhëniet dhe rivalitetin mes tyre

11 Nëntor 2020, 21:14 Nga DOSJA
Motrat Mustafa tregojnë marrëdhëniet dhe rivalitetin mes tyre

TIRANË- Këngëtaret e muzikës popullorë, Safete dhe Sahide Mustafa kanë folur në lidhje me marrëdhëniet që ato kanë me njëra-tjetrën. Në një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan ato janë shprehur se mes tyre nuk ka patur kurrë rivalitet dhe xhelozi në lidhje me profesionin e tyre.

Ato gjiithashtu janë shprehur se janë shumë të lidhura me njëra-tjetërn dhe se nuk janë zënë kurrë. Për të vetmet gjëra që këmi patur konflikte të vogëla kanë qenë për rroba të njera-tjetërës apo gjëra të tilla të cilët i kanë çdo fëmijë në familjet shqiptare.

Rudina Magjistari: Ka pasur ndonjë xhelozi mes jush?

Safete Mustafa: Jo nuk ka pasur xhelozi dhe tek ne ka qenë ky suksesi. Nuk kemi pasur rivalitet mes nesh. Nuk e kemi parë se cila dëgjohet më shumë por e kemi parë më të arsyeshme të dalë një këngë e mirë.

Rudina Magjistari: Jeni zënë ndonjëherë me njëra-tjetrën?

Sahide Mustafa: Për gjëra të vogla, për rrobat ndoshta. Kështu jemi dashur shumë sepse jemi rritur në një ambient vetëm me femra dhe femrat sjellin gjithmonë dashuri. Jemi rritur me shumë dashuri dhe sot edhe të tjerët befasohen me ne sa të lidhura jemi me njëra-tjetrën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz safete mustafa sahide mustafa safete mustafa sahide mustafa

Sondazh

Poll