Art&Argëtim

Pas një pauze të gjatë muzikore, Argjentina Ramosaj rikthehet fuqishëm me një këngë të re (FOTO)

11 Nëntor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Pas një pauze të gjatë muzikore, Argjentina Ramosaj rikthehet

KOSOVË- Argjentina Ramosaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe kosovar, e cila së fundmi ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e saj.

Pas një kohe të gjatë pauze në muzikë, ajo po rikthehet me një këngë të re e cila kësaj radhe do të jetë në gjuhën angleze të titulluar “Who am I”.

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto bardh e zi të sajën duke njoftuar ndjekësit e saj se kënga e re do të publikohet me datë 30 nëntor.

Kujtojmë që bukuroshja ka disa kohë që ka qenë në heshtje në fushën muzikore. Hera e fundit e cila ka lancuar këngë ka qenë në muajin korrik në bashkëpunim me Young Zerkën, “Pishmon” e cila mori afro pesë milionë klikime.

 

 

30.11.20

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz argjentina ramosaj argjentina ramosaj

Sondazh

Poll