Art&Argëtim

Qetësohen ujërat, pas debatit virtual Mentor Haziri dhe Fifi rregullojnë marrëdhëniet

11 Nëntor 2020, 16:41 Nga DOSJA
Qetësohen ujërat, pas debatit virtual Mentor Haziri dhe Fifi

KOSOVË– Në mars të vitit që lamë pas ku u zhvillua dhe “Kënga Magjike”, këngëtari Mentor Haziri u bë kryefjala e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e këngëtarëve Fifi dhe Mc Kresha.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”- është shprehur këngëtari.

Ai e ka votuar këngën e tyre me vetëm 4 pikë e cila në fakt u kthye në një ndër baladatat më të preferuara.

Pas thumbave dhe sherrit virtual që bëri bujë në mediat shqiptare dhe kosovare, duket se ata e kanë lënë pas këtë ndodhi, e cila bëri paqe në emisionin “SHiko Kush Luan”, ku Mentori ishte i ftuar së fundmi.

Mentori nuk ka nguruar për të rrëfyer raportet e tij me Fifin:

“Ka ndryshuar pak situata për disa gabime te saj, por sido që të jetë e kishim një emision te përbashkët ‘Shiko kush luan’ ku i kemi përmirësuar marrëdhëniet. Fifi është një vajzë shumë e talentuar dhe besoj që talentin e saj ajo duhet të shfaqë në muzikë dhe të jetë ashtu siç është sepse është shumë interesante. I kemi përmirësuar marrëdhëniet, i kemi shumë mirë, se edhe dytë kemi prejardhje nga Ferizaj kështu që…”- është shprehur ai.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fifi mentor haziri fifi mentor haziri

Sondazh

Poll