Art&Argëtim

PA DALLIME! Dua Lipa i fton të gjithë në koncertin e saj, acarohen keq mediat serbe: Promovoi “Shqipërinë e madhe”, tan

11 Nëntor 2020, 12:09 Nga DOSJA
PA DALLIME! Dua Lipa i fton të gjithë në koncertin e saj,

SERBI– Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, tronditi rajonin muajt e fundit duke promovuar Shqipërinë e Madhe, e cila shkaktoi një ortek komentesh negative në Serbi, Maqedoni Veriore, Greqi dhe Mal të Zi, si dhe pretendimet se “Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi”, ndërsa tani ajo i befasoi të gjithë me lëvizjen e saj të fundit për të cilën po flitet shumë nëpër mediat serbe.

Dua Lipa ka në plan të mbajë një koncert në internet në fund të muajit, i cili do të tarifohet, ku ditën e djeshme ajo ftoi të gjithë ata që jetojnë në Serbi të paguajnë biletën në mënyrë që ta shikojnë dhe ta dëgjojnë atë. Ajo renditi një numër vendesh që do të donte të përfshinte në këtë, dhe Serbia ishte mes tyre.

“Biletat e koncertit janë tani në dispozicion edhe për Hungarinë, Republikën Çeke, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë! Porosit tuajën!”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale, ndërsa komentet nuk kanë të mbaruar.

(s.s;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll