Art&Argëtim

“Më shihte të qaja korridoreve”, ‘Luzja’ tregon periudhën e vështirë në karrierën e saj dhe flet

10 Nëntor 2020, 21:26 Nga DOSJA
“Më shihte të qaja korridoreve”, ‘Luzja’

TIRANË- Aktorja e humorit, Renada Caci ka folur në lidhje me jetën e saj artistike. Në një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka thënë se nismën e parë për të filluar profesionin e saj në ka qenë kolegu i saj Erion Isai i cili e mbështei në fillim dhe i dha kurajo. Renada gjithashtu është shprehur mirënjohëse edhe ndaj aktorit Agron Llakaj i cili e mbështeste sa herë që e shihte të mërzitur.

 “Ka qenë Erion Isai i cili ëshë bërë shkaku kryesor që më thoshte shko. Në ishim të rinj dhe nuk kishim shumë besim tek vetja, por ndodhi ajo që ndodhi dhe fillova. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë bërë mirë dhe të gjithë ata që më kanë bërë keq. Një nga njerëzit që dua të falenderoj më shumë është Agron Llakaj i cili ka qenë ai që më shikonte nëpër korridoret e punës të mërzitur dhe teksa qaja e më jepte kurajo,” ka thënë ajo.

Aktorja gjithashtu ka folur edhe në lidhje me personazhin që e rriti në sytë e publikut, atë të “Luzes”. Ajo ka thënë se ja ndjen mungesën atij roli pasi ka punuar shumë për ta sjellë në jetë atë. Renada më poshtë ka thënë se më i pëlqente shumë ai rol dhe se akoma e ka të vështirë për t’u përshatur.

“Me personazhin e “Luzes” u rrita në sytë e publikut, u rrita me të gjithë edhe faleminderit Zotit dhe talentit që unë arrita deri në atë farë pike sepse profesioni jonë ka një gjë, që çdo gjë që bën duket, ti del para një skene, ke përballë të gjithë atë publik dhe është ai që të gjykon dhe të vlerëson nëse ti je apo nuk je. Kjo ka qenë një fazë shumë e vështirë për mua ku të gjithë bashkë ndërtuam atë karakter. Unë e kam mishëruar atë karakter dhe në tre të natës të më thuash çohu bëje pak dhe e bëj. Ndonjëherë më shumë më pëlqen vetja ashtu sesa si Renada. Akoma nuk kam filluar të adaptohem me pjesën e të qenurit Renada Caci që i bën të gjitha”, është shprehur Renada.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz agron llakaj erion isai renada caci agron llakaj erion isai renada caci

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Nëntor 2020, 13:32

Miley Cyrus pozon nudo brenda një arkivoli (FOTO)

SHBA- Këngëtarja Miley Cyrus e cila shquhet me pozimet e saj nudo në rrjetet e saj sociale, një prej portaleve më të famshme në Instagram ka postuar një foto nu...