Art&Argëtim

Shkrimtari shqiptar korr sukses/ Komedia ‘TAG’ e Bashkim Hoxhës do botohet në Antologjinë e Dramaturgjisë

9 Nëntor 2020, 20:27 Nga DOSJA
Shkrimtari shqiptar korr sukses/ Komedia ‘TAG’ e Bashkim

TIRANË- Komedia e shkrimtarit të njohur, Bashkim Hoxhës,’Tag” do të botohet në Antologjinë e Dramaturgjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se komedia e tij është përzgjedhur e përkthyer në anglisht e rumanisht, ku më pas do t’i bëhet leximi skenik nga aktorët rumunë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Sibiut, Rumani.

“Sot mora lajmin e mirë se komedia ime TAG është përzgjedhur e përkthyer në anglisht dhe rumanisht për t’u botuar ne Antologjine e Dramaturgjise bashkëkohore dhe do t’i bëhet leximi skenik nga aktorët rumunë në kuadër të Festivalit Ndërkombetar te Sibiut, Rumani. Ndaj kënaqesinë time me miqtë dhe ata që duartrokiten versionin e venies në skenë të kësaj komedie me dashuri nga Teatri Kombetar ne Tirane dhe ata që ne Kosove duartrokiten trupen profesioniste te Teatrit te Podujeves.”– shkruan ai.

Vepra “Tag” është  shkruar nga Bashkim Hoxha me regji nga Andia Xhunga. “Tag” është një vepër e shkruar për realitetin tonë. Është një fshat i dhënë pas “Facebook”-ut, i cili ka punët dhe angazhimet e veta, por përpiqet që të gjejë veten diku larg, duke kërkuar profile të ndryshëm për komunikim me të gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë gjërat që ka shumë pranë. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e Kombëtarit dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Në mënyrë ironike, autori Bashkim Hoxha i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture bashkim hoxha komedia tag bashkim hoxha komedia tag

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Nëntor 2020, 15:17

KOSOVË– Moderatorja e njohur, Elita Rudi ditën e shtunë ishte e ftuar në emisonion “Shiko Kush Luan” së bashku me bashkëshortin e saj reperin, Gjiko....