Art&Argëtim

Dalin në shitje biletat e koncertit virtual të Dua Lipës

9 Nëntor 2020, 14:50 Nga DOSJA
Dalin në shitje biletat e koncertit virtual të Dua Lipës

SHBA– Pandemia ka anulluar shumë koncerte të ndryshme të këngëtarëve anë e mbanë botës. Së fundmi, biletat për koncertin virtual të këngëtares Dua Lipa “Studio 2054 “ tashmë janë në shitje në portalin Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve.

Koncerti do të mbahet në datën 27 nëntor në orën 21:30 në portalin LIVENow.

“E xhiruar live në një depo massive në Londër, ‘Studio 2054’ do të jetë festim i jokonvencionales dhe unikes. Dua do të lëvizë nëpër setet e krijuara posaçërisht për shfaqje, ndërsa ofron një shfaqje surreale televizive në disko me rrota, vallëzimeve ekstatike, në skena të lëvizshme, sallone të modës dhe dhoma të zhveshjes të bëra për diva. Me perfomanca të pjesëve të albumit “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe albumin e saj debutues, asaj do t’i bashkohen edhe shumë super-yje botërore të muzikës që janë ftuar të papritur, për të dhënë një shpërthim euforik lumturie dhe kohë të mira”- thuhej në njoftimin për media.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll