Art&Argëtim

E komentuan për masturbimin në skenë, Arjola Demiri: Njerëz të rëndomtë që shohin gjoksin e shalën time, s’pyetët nj

8 Nëntor 2020, 16:58 Nga DOSJA
E komentuan për masturbimin në skenë, Arjola Demiri: Njerëz

TIRANË– Arjola Demiri, aktorja që është komentuar shumë gjatë për rolin e saj, gjatë të cilit u msturbua në skenë dhe për përkrahjen ndaj Partisë Socialiste ka shpërthyer ndaj të gjithë atyre që e kanë kritikuar. E ftuar në “Trotuar” në “E diell”, Demiri tha se ata që e kritikojnë janë njerëz të rëndomtë që shikojnë vetëm shalën e gjoksin e saj dhe se nuk pyesin se si ajo ia doli mbanë të rriste tre fëmijë e vetme, pas divorcit nga bashkëshorti.

Për Demirin, një rol nuk është ajo çfarë është ajo në të vërtetë dhe ata që e njohin nga afër,e dinë këtë gjë. Ajo shton se ka ardhur nga Tropoja dhe ka hequr picirin për tu futur në botën e aktrimit.

“Në momentin që unë thash një mendim të sinqertë, për partinë që dua ta përkrah në zgjedhjet e ardhshme, plasi një bombardim komentesh nga më ofendueset, nga më fyeset. Ishin edhe titujt pikant, masturbimi i hapi rrugët drejtë televizionit, teatrit, filmit. Nga një shfaqje që del një lajm pikant, kjo ka qenë pjesë e shfaqjes. Nuk e di se si njerëzit janë kaq të cekët kaq të rëndomtë dhe ulen me një telefon në dorë, e dy gishta shprehin mendime diskriminuese. Nuk jam mërzitur, sepse kam qenë një nënë me kohë të plotë dhe nuk pyeti askush se si i rrita këto tre fëmijë. Një 10-vjeçar i jetës sime, unë kam qenë mami me kohë të fortë, kam qenë duke rritur fëmijët. Ku janë këta njerëz, që të thellohen pak më shumë në mendime. Aktore nuk u bëra pa dashje, erdha nga Tropoja në 2003, fitova e mbarova me 10. Kam hequr picirin për t’u arsimuar. Njerëzit priren të shohin gjoksin tim, shalën time, çfarë pozash kam marrë unë në film, cektësia e njerëzve është për të ardhur keq. Në një status nga shumë që kam thënë, nuk më vjen turp që jam femër e fortë, e ja kam dalë vetë. Nuk i përulem askujt veç punës time, vullnetit tim dhe familjes time që më ka mbështetur deri në pikën e fundit,”– tha Arjola.

Vetëm para pak kohësh, aktorja deklaroi publikisht përkrahjen e saj për Partinë Socialiste.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri arjola demiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Nëntor 2020, 06:05

DashiDuhet të mundohen më  shumë sot ju te dashuruarit për te ruajtur një klime te mire ne jetën tuaj ne çift. Duhet t’i harroni problemet e se shkuarës ...