Art&Argëtim

Ekspozita “I Love my city” në Berat nga Arben Golemi, të pranishëm figura të njohura të artit dhe politikës

7 Nëntor 2020, 19:58 Nga DOSJA
Ekspozita “I Love my city” në Berat nga Arben Golemi, të

BERAT-Në galerinë e arteve Eduart Lear në qytetin e Beratit, ka çelur ekspozitën vetjake të titulluar “I love my city” piktori i mirënjohur Arben Golemi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin artdashës të shumtë beratas, artistë, miq e dashamirës të piktorit, ndërkohë që kanë nderuar me pjesemarrjen e tyre dhe autoritetet më të larta të pushtetit vendor si dhe zv ministri i infrastruktures dhe energjisë Azem Shkreli.

Në fjalën e tij përshëndetëse , piktori Golemi, u shpreh se nëpërmjet pikturave të tij dëshiron të promovojë qytetin e Beratit.

Ndërkohë zv.ministri i infrastrukturës dhe energjisë Azem Shkreli, e cilësoi piktorin një artist te madh bashkëkohor qe nuk resht se prezantuari Beratin jo vetëm me pikturat e tij, por duke folur çdo ditë për Beratin dhe beratasit.

Video e plotë:

Çdo ekspozitë është një risi, është shprehur nenkryetari i bashkisë Luciano Bojaxhiu. Ekspozita do te qendroje e hapur per te gjithe artdashesit deri në datën 21 nëntor.

(A.B)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture arben golemi arben golemi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Nëntor 2020, 14:03

TIRANË– Para pesë muajsh, Klea Huta u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë një vogëlush me emrin Krid.Së fundmi, moderatorja ka postuar në llog...