Art&Argëtim

Sherr mes Aulona dhe Fatmës, Musta: Më vinte t’i shkulja flokët!

8 Nëntor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Sherr mes Aulona dhe Fatmës, Musta: Më vinte t’i shkulja

TIRANË– Aulona Musta ka rrëfyer sherrin e fortë që ka pasur me bashkëpunëtoren e saj, prej vitesh tashmë, Fatma Haxhialiun. 

E ftuar në “Glamour zone”, Musta tha se bashkë kanë patur shumë konflikte por pas njërit prej tyre, nuk kanë folur për tre ditë me radhë. Ajo tregoi se janë zënë në prapaskenat e një xhirimi, pasi Fatma vonohej, ndërsa vetë Aulona dëshiron që t’i bëjë gjerat me shpejtësi.

Më pas nuk kishin folur për tre ditë më radhë, dhe ishin të dyja të acaruara aq sa Aulona tregoi se i vinte t’ja shkulte flokët.

“Nuk jemi kapur nga flokët edhe pse do doja t`ja shkulja ato kaçurrelat e bukura që ka (qesh). Nuk kemi folur për 3-4 ditë, ky ështe maksimumi. Kishim një debat në prapaskenë. Unë jam pak tip acarues e di, por edhe Fatma është acaruese nga ana tjetër. Unë jam tip që dua t’i bëj gjërat shpejt, ndërsa Fatma e kundërta. Ishim një ditë gati për xhirime në një spektakël ku do të këndonim. Unë i thoja shpejt, ndërsa ajo vazhdonte të bënte foto. E mora i thash hajde, ajo tha: ‘Ik vet, se më çmende’. Vajtëm në zyrë dhe nuk folëm fare, dhe pas tre ditësh pamë njëra tjetrën dhe thjesht qeshëm,”- tregoi Musta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aulona musta fatma haxhialiu aulona musta fatma haxhialiu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Nëntor 2020, 06:05

DashiDuhet të mundohen më  shumë sot ju te dashuruarit për te ruajtur një klime te mire ne jetën tuaj ne çift. Duhet t’i harroni problemet e se shkuarës ...

Art&Argëtim 7 Nëntor 2020, 14:03

TIRANË– Para pesë muajsh, Klea Huta u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë një vogëlush me emrin Krid.Së fundmi, moderatorja ka postuar në llog...