Aktualitet

FOTO/ KARANTINA në Kosovë! Boshatisen rrugët e Prishtinës, qytetarët lënë banesat e tyre, nisen drejt Shqipërisë

7 Nëntor 2020, 07:09 Nga DOSJA
FOTO/ KARANTINA në Kosovë! Boshatisen rrugët e Prishtinës,

KOSOVË– Kosova është sërish në karantinë! Rrugët e Prishtinës janë boshatisur për shkak të masave që janë marrë për COVID nga qeveria.

Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, shumë shtetas të saj janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në pikën e kalimit kufitar në Morinë tashmë janë krijuar radhë të gjata të makinave.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë si vetëdijesim.

“Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”, ka deklaruar Zemaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret e kosoves qytetaret e kosoves

Sondazh

Poll