Editorial

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

7 Nëntor 2020, 10:42 Nga DOSJA
Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane. Ndërkohë, vendi i dytë pas nesh, është Kosova, me rreth 12% të PBB. Të punësuarit (në fakt të vetëpunësuarit) në bujqësi zënë gati 40% të totalit.

Në kontrast, vendi importon shumë produkte (të përpunuara, apo dhe direkte bujqësore) nga jashtë, kryesisht nga rajoni. Industria e qumështit, së fundmi, po sheh se i leverdis më mirë që të marrë qumësht gjysmë të përpunuar nga jashtë, sesa t’i hyjë andrallave të zinxhirit të prodhimit në vend.

Ky është vetëm një shembull se si ekonomia është vëtëformatuar, apo më saktë, është keqorientuar në 30 vitet e tranzicionit. Përparësitë konkurruese nuk janë shfrytëzuar, duke mos i nxitur bizneset të investojnë në sektorë të ekonomisë, që teorikisht do të rrisnin produktivitetin dhe do të nxisnin vlerën e shtuar të zinxhirit prodhues e eksportues në vend. Edhe sot, eksportuesit kanë si avantazh kryesor konkurrues koston e lirë të fuqisë punëtore!

Renditja e “Monitor 200 të kompanive më të mëdha sipas fitimeve” nxjerr në pah rrethin vicioz ku është futur ekonomia. Sipërmarrjet më fitimprurëse në vend (fitimi para taksave ndaj të ardhurave) janë bizneset që shfrytëzojnë ose një aset, ose një të drejtë ekskluzive shërbimi me koncesion. Fitimi i koncesionarëve ka rezultuar se është i garantuar, në mungesë të konkurrencës, që u mundëson kompanive të fiksojnë çmime më të larta, duke mos i shërbyer qëllimit final të ofrimit të së mirës publike me kosto sa më eficiente.

Aq më i diskutueshëm është dhe formati aktual i projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PPP), ku është buxheti tashmë ai që garanton fitimet e kompanive private, teksa merr vetë rrezikun financiar. Në kontrast mungon analiza e kërkuar nga institucionet ndërkombëtare të vlerës për para, d.m.th sa i ka shërbyer ky partneritet së mirës publike, sa ka kursyer buxheti i shtetit, nëse do ta kishte kryer vetë këtë shërbim, dhe çfarë risku ka marrë përsipër privati.

Ekonomia ka probleme të mëdha strukturore, gjë që po evidentohet qartë në mungesën e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, me të gjitha renditjet ndërkombëtare që e nxjerrin Shqipërinë të fundit në Europë e rajon.

Është e natyrshme që vetë bizneset kanë interesa të ngushta dhe do të rendin drejt sipërmarrjeve që u garantojnë atyre kthim të sigurt dhe të lartë. Duhet të jetë shteti, që të orientojë politikat publike në interes të shumicës, që e ka mandatuar për të nxitur një zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës dhe jo për të garantuar fitimet e një grushti biznesesh të caktuara.

Idetë dhe propozimet e biznesit nuk mungojnë. Me pak ndërhyrje në zinxhirin e vlerës, ekonomia mund të marrë kthesën që i duhet, gjithmonë nëse politikëbërja do të ketë vullnetin të ndryshojë qasjen e ngushtë, që e karakterizuar deri më sot.

MONITOR

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ekonomia koncesionet ekonomia koncesionet

Sondazh

Poll

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:26

Opinion: Debati – jetik për çdo demokraci

Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të k...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:20

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...