Editorial

Zgjedhjet në SHBA, Trump: Shtetet e fituara nga Biden do kontestohen, ne do fitojmë

5 Nëntor 2020, 17:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA, Trump: Shtetet e fituara nga Biden do kontestohen, ne do

SHBA– Donald Trump vijon sërish me akuzat në lidhje me kundërshtarin e tij politik, Joe Biden. Ai shkruan se vjedhjet e votave do të ndiqen ligjërisht.

‘Të gjitha shtete e fituara nga Biden do të kontestohen dhe do të ndiqen ligjërisht për vjedhje të votës. Shumë prova, thjesht të shikoni mediat. Ne do të fitojmë Amerika e Para“, shkruan Trump.

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e Presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Demokratit i duhen të paktën tre vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. E ndërsa Trump, do të duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës. Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia, janë të vetmet tek të cilat numërimi s’ka përfunduar ende. Trump është në avantazh në të tre nga katër shtetet e mbetura përveç Nevadës. Në Nevada janë ‘mailvoting’, ende pa u numëruar të cilat favorizojnë Biden. Dhe vetëm Nevada do të mund ta çonte Biden në Shtëpinë e Bardhë.

(a.b)/dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump

Sondazh

Poll

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:26

Opinion: Debati – jetik për çdo demokraci

Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të k...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:20

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...

Editorial 30 Tetor 2020, 12:37

Votoni Joe Biden, më të mirin për Amerikën

SHBA– Në politika të brendshme, Biden ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e COVID-19. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, kanë vdekur më shumë se dyqindmij...