Editorial

Ish-komandanti: Ma sollën të gjallë serbin, si ikën nga sytë këmbët dhe lotët e gëzimit

6 Nëntor 2020, 20:05 Nga DOSJA
Ish-komandanti: Ma sollën të gjallë serbin, si ikën nga

TIRANE– Ish-komandanti i divizionit të Kukësit, Kudosi Lame në një intervistë për “ABC”-në ka treguar se çfarë ndodhi në tre ditët e luftimeve në veri të Shqipërisë me artileri të rëndë ndaj forcave të Milloshevicit.

Ai ka zbuluar se serbët u futën në territorin shqiptar, por përgjigja që morën bëri që të iknin nga sytë këmbët. Lame tregoi me detaje se ishin rreth 400 forca gjithsej të cilat hynë në territorin tonë mirëpo u goditën për 5 orë me rradhë me tanke dhe artileri.

Ata hynë në territorin tonë. Territorin që kishin zënë forcat serbe dhe ishin rreth 400 forca gjithsej, ne e rrahëm pesë orë me artileri dhe tanke, deri kur dheu filloi të merrte flakë dhe pastaj kemi sulmuar mbi ta. Unë mendoj që ata patën shumë humbje, aq shumë sa nuk e kanë imagjinuar dhe ne arritëm t’ju mbajmë gjithçka që kishin me vete, deri te çantat e bukës, pa folur për armë, helmeta dhe gjithçka.  I ngarkuam në tre makina dhe i çuam atje ku duhet për t’i çuar materialet. Ikën nga sytë këmbët” tha ai.

Ai thotë se është krenar që është ish-luftëtar i UÇK. “Unë e kam deklaruar, jam luftëtar i UÇK-së dhe jam krenar që jam veteran i asaj lufte”. I zhgënjyer me Gjykatën e Hagës, ish-komandanti shprehet se “Nuk e kam ditur që kjo gjykatë nuk është gjykatë drejtësie, por gjykatë politike”.

Kudosi Lame mohon kategorikisht që të ketë pasur në Shqipëri kampe për robërit apo torturash. “Ka pasur qendra të trajnimit dhe furnizimit të luftëtarëve, por kampe për të mbajtur të burgosur nuk ka pasur” tha ai duke rrëzuar akuzat e Hagës.

Gjatë intervistës, ish-komandanti rrëfen një episod kur kërkoi që t’i çonin një serb të gjallë në zyrë. “Kur të vijë ora 6 nesër në darkë dua një serb rob, të gjallë në zyrë. Dhe kur erdhi ora 6 e mëngjesit ai erdhi dhe e solli robin të gjallë në divizion”.

“Unë nuk u mora fare. Mua nuk më interesonte të takoja një rob. Unë kisha interes tjetër, atë e mori SHIK, SHIU në pyetje, deri në orën 2, më pas pushoi pak, hëngri bukë, dhe i thashë Nasimit, merre këtë, i kemi lajmëruar të gjitha mediat, dilni në qendër të Kukësit dhe dorëzojani OSBE-së. Dhe ai doli në qendër të Kukësit ia dorëzoi OSBE-së robin serb. UÇK-ja i dorëzonte robërit”.

Ai kujton edhe njëherë momentin kur u futën forcat e NATO-s në Kosovë dhe lotët e gëzimit. “Unë kam qenë, kam shoqëruar kolonën gjermane deri në kufi, te trau jam ndaluar dhe ata kaluan matanë. Realisht, ajo kohë për mua ka qenë shumë domethënëse, por unë e kam përjetuar pak më vonë këtë.

Në datën 20 unë do të shkoja në Dukagjin por këtë radhë nuk doja të shkoja malit, por rrugës. Shkova në Morinë, mora makinën dhe shkova atje ku ishte komanda, ku ishte Ramushi. Për mua ajo ditë ka qenë e jashtëzakonshme, pasi nuk i ndalja dot lotët nga Morina në Deçan” deklaroi ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial kudosi lame kudosi lame

Sondazh

Poll

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

Editorial 3 Nëntor 2020, 13:43

Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë hist...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:26

Opinion: Debati – jetik për çdo demokraci

Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të k...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:20

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...