Aktualitet

Shofer i kamionit me 2.6 ton drogë/ Gjykata e Podgoricës merr vendimin për shoferin 40-vjeçar nga Shqipëria

5 Nëntor 2020, 18:27 Nga DOSJA
Shofer i kamionit me 2.6 ton drogë/ Gjykata e Podgoricës merr vendimin

MALI I ZI- Gjykata e Lartë e Podgoricës ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për shoferin 40-vjeçar të kamionit ku u gjetën 2.6 ton kanabis. Elvis Çalik akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. 

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se Ervis Çalliku, 40 vjeç është pikërisht një nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, me kamionët e të cilës është bërë edhe transporti i lëndës narkotike. Çalliku është bashkëaksioner me Shkëlqim Kojkun, gjithashtu biznesmen që operon në Durrës.

Droga u kap mbrëmjen e së martës, teksa ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi ka asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 2.6 ton kanabis droge ne mal te zi elvis çalik 2.6 ton kanabis droge ne mal te zi elvis çalik

Sondazh

Poll