Aktualitet

FOTO/ U përplas nga ‘Benzi’ në Shkodër, kush është i riu i apasionuar pas motorave që humbi jetën parsditen e sotme

5 Nëntor 2020, 17:47 Nga DOSJA
FOTO/ U përplas nga ‘Benzi’ në Shkodër, kush

SHKODER- Ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër Velipojë ndodhi një aksident me pasojë vdekjen.

Në aksident u përfshinë një makinë tip ‘Benz’ me një motorçikletë, drejtuesi i kësaj të fundit mbeti i vdekur. Bëhet e ditur se ai quhej Xhovan Malocaj, 23-vjeç, banues në fshatin Trush i cili shfaqet në foton e mëposhtme.

I riu po udhëtonte me motorin e tij tip Suzuki dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”. Ai duket se motorat i kishte pasion pasi me një të tillë ka dhe foto në rrjetet sociale, mirëpo fatkeqësisht ky pasion i mori jetën ditën e sotme.

Policia e Shkodrës vijon ende zbardhjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder xhovan malocaj aksident ne shkoder xhovan malocaj

Sondazh

Poll