Aktualitet

Kryebashkiakja e Përmetit rezulton pozitive me koronavirus

5 Nëntor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Përmetit rezulton pozitive me koronavirus

PERMET-Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka bërë publik lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin e saj Hoxha thekson se është karantinuar bashkë me familjarët e saj dhe po vijon punën nga shtëpia.

“Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma hoxha me covid kryetarja e bashkise se permetit me covid alma hoxha me covid kryetarja e bashkise se permetit me covid

Sondazh

Poll