Art&Argëtim

“Qava për një fustan”, Armina Mevlani rrëfen eksperiencën në Los Angeles

4 Nëntor 2020, 14:28 Nga DOSJA
“Qava për një fustan”, Armina Mevlani rrëfen

TIRANË- Blogerja Armina Mevlani është një nga vajzat shqiptare që rrjetet sociale i përdor dhe për të treguar pasionet, hobit dhe gjërat që kanë shumë qef.

Së fundmi, në një lidhje skype në emisionin “Shqipëria Live” ajo është shprehur hapur se blen rroba të përdorura dhe se nuk e ka fare problem këtë pjesë.

Gjithashtu ka rrëfyer një ndër eksperiencat e saj në tregun e rrobave të përdorura në Los Angeles, Amerikë.

“Kur isha në Los Angeles në një dyqan të ”Vintage” pëlqeva shumë një fustan të viteve ’50, por nuk e mora dhe kur pashë një vajzë që e mori fillova të qaja. Kur ka pasur gjëra që më kanë pëlqyer e kam blerë, nuk më ka bërë përshtypje që kanë qenë të përdorura. Ato kanë një farë vlere, mund ta kem marrë edhe për ta pasur si vepër arti”- është shprehur Armina.

 (s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani armina mevlani

Sondazh

Poll