Ekonomi

Impiant fotovoltaik 50 MW në Fier, dy shoqëri dorëzojnë kërkesën në MIE

3 Nëntor 2020, 06:55 Nga DOSJA
Impiant fotovoltaik 50 MW në Fier, dy shoqëri dorëzojnë

Projektet në parqe fotovoltaikë me kapacitet të lartë të instaluar janë rikthyer edhe një herë në vëmendje.

Dy shoqëri të bashkuara në një kanë depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukturës kërkesën për të ndërtuar një impiant me kapacitet 50 MW MIE bëri me dije se bashkimi i Përkohshëm i shoqërive “BLESSED INVESTMENT” sh.p.k dhe “MATRIX KONSTRUKSION” sh.p.k, ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet të instaluar 50 MW, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Zonën Sheq Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier.

Kjo është në vazhdën e palikimeve të tjera të bëra pranë MIE nndërkohë që deri më tani ende nuk ka një impiant me kapacitet të tillë të ndërtuar dhe të vënë në funksion. Shumica janë impiante deri në 2MW të cilët janë dhënë përmes vendimit që i konsdieron koncesione atipike dhe që jepen vetëm me firmën e ministrit përgjegjës.

Aktualisht pritet që të nisë ndërtimi për impiantin fotovoltaik në Karavasta nga kompania franceze Voltalia.

Kjo e fundit, ofroi një çmim 24,89 euro për megavat në ankandin e mbajtur, shumë më i favorshëm sesa tavani prej 55 eurosh për megavat që kishte vendosur më herët Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në dokumentet e saj.

Parku fotovolatik i Karavastasë është projektuar me fuqi 140 MW, ku 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Vetëm pak ditë më parë ministrja Belinda Balluku bëri me dije se do të hapet shumë shpejt gara edhe për një tjetër impiant fotovoltaik në Spitallë.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fier impiant fotovoltaik ne fier fier impiant fotovoltaik ne fier

Sondazh

Poll

Ekonomi 31 Tetor 2020, 08:36

Buxheti i borxheve dhe koncesioneve në Shqipëri

TIRANË- Edhe pa pandeminë Covid-19, Shqipëria e kishte të brishtë stabilitetin fiskal. Në vitet normale, qeveritë tona historikisht kanë grumbulluar më pak...