Ekonomi

Lugina e Shkopetit “pushtohet” nga tonelata mbeturinash

31 Tetor 2020, 18:56 Nga DOSJA
Lugina e Shkopetit “pushtohet” nga tonelata mbeturinash

SHKOPET– Lugina e Shkopetit është një ndër bukuritë natyrore e cila merr një vëmendje të madhe nga pushuesit e huaj. Natyra e këtij vendi pavarësisht se është mjaft e frekuentueshme, çdo ditë e më tepër ndotet.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme pamjet të lënë vërtet për të dëshiruar. Ajo që shohim janë vetëm tonelata  mbeturinash të konsumit të përditshëm që e kanë kthyer në një venddepozitim të zakonshëm. Duke qenë se aty rrotull nuk ka familjarë që banojnë, të vetmit ndotës mund të jenë bizneset, ose persona të papërgjegjshëm që vijnë në drejtime të tjera dhe i shkarkojnë aty. Për udhëtarët që ndalohen për të pushuar dhe shijuar luginën, kjo ndotje jo vetëm është një krim mjedisor, por edhe penal. Sipas tyre, instancat duhet ta monitorojnë Luginën dhe ndotësit, t’i dërgojnë para ligjit.

Çdo fund muaji aksi rrugor Burrel – Skuraj pastrohet nga Bashkia e Matit, por kjo pikë depozitimi mbetjesh është në kufirin ndarës territorial mes Bashkisë Mat e asaj Kurbin dhe pjesë e Njësisë Administrative Milot.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale lugina shkopet lugina shkopet

Sondazh

Poll

Ekonomi 31 Tetor 2020, 08:36

Buxheti i borxheve dhe koncesioneve në Shqipëri

TIRANË- Edhe pa pandeminë Covid-19, Shqipëria e kishte të brishtë stabilitetin fiskal. Në vitet normale, qeveritë tona historikisht kanë grumbulluar më pak...