Art&Argëtim

Amos Zaharia zbulon kujt i ngjan vogëlushja Geraldine

2 Nëntor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Amos Zaharia zbulon kujt i ngjan vogëlushja Geraldine

 TIRANË- Elia Zaharia ka publikuar fotot e para me të voglën e saj, por Amos Zaharia ditën e sotme, i cili ishte i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ka zbuluar ndjesitë e para kur ka takuar mbesën e tij, duke zbuluar edhe se kujt i ngjan vogëlushja.

“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pash për here të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël (Tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldine u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit. Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se është vajzë dhe do i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”- është shprehur Amos.

Disa ditë më parë, Pinc Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin, Geraldinë.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz princeshe elia zaharia princeshe elia zaharia

Sondazh

Poll