Art&Argëtim

Meghan Markle fsheh shtatzëninë e dytë me anë të kësaj lëvizje ligjore?!

2 Nëntor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Meghan Markle fsheh shtatzëninë e dytë me anë të

ANGLI– Lëvizja e fundit e Meghan Markle, ka bërë që disa fansa të besojnë se ajo është shtatzënë për herë të dytë.

Kohët e fundit, ajo u ka kërkuar gjykatësve të saj që të vonojë një datë të ardhshme në padinë e saj kundër të përditshmmes DailyMail.

Gjyqi ishte planifikuar të fillonte në 11 Janar, por të enjten, Gjykatësi Z. Warby ka miratuar kërkesën e Meghan për të shtyrë gjyqin, i cili tani do të fillojë jo më shpejt se 15 Tetor të vitit të ardhshëm.

“Përfundimi im është se vendimi i duhur në të gjitha rrethanat është dhënia e aplikimit. Kjo do të thotë që data e gjykimit, 11 janar 2021, do të lirohet dhe gjyqi do të zhvendoset për një datë të re në vjeshtë.”- është shprehur Warby gjatë një seance paragjyqësore në Gjykatën e Lartë në Londër të Enjten, ku raportimin e kësaj e bëri vetë revista People.

Fakti që gjyqi është shtyrë me nëntë muaj, nuk i shpëtoi vëmendjes së fansave të Meghan-it.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz meghan markle meghan markle

Sondazh

Poll