Aktualitet

Vetëm 1 javë kohë! Punonjësit e burgjeve paralajmërojnë protestë, shefi i sindikatës: Nëse braktisim shërbimin, bie qe

1 Nëntor 2020, 18:14 Nga DOSJA

TIRANË– Vetëm një javë kohë për Ministrinë e Drejtësisë. Punonjësit e policisë së burgjeve kanë paralajmëruar protestë e deri në nisjen e një greve urie nëse Ministria nuk u pranon kushtet që kanë vendosur.

Kreu i sindikatës, Valentin Macaj ka mbledhur një peticion me mbi 200 firma, ku ai dhe kolegët e tij kërkojnë rritje të pagave duke marrë parasysh gradat, sigurimin e transportit, uniforma të reja dhe kushte me të mira pune.

Macaj ka paralajmëruar se punonjësit e burgjeve kanë paralajmëruar edhe grevë urie, e cila sipas tij do të kolapsonte vendit, pasi institucionet e dënimit nuk do të ruheshin më prej tyre.  

“Në vetëm për një orë mblodhëm 220 firma janë gati dhe për grevë. Nëse ty punonjësi i Policisë së burgjeve të braktis shërbimin. Bie çdo lloj qeverie. Puna në ditët e pushimit zyrtar nuk paguhet 200%. Punonjësi i Policisë detyrohet që të bëjë autostop,”-u shpreh ai për TvKlan. 

Megjithatë kërkesës së tyre nuk i është dhënë ende një përgjigje nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e drejtesise protesta e policeve te burgjeve valentin macaj ministria e drejtesise protesta e policeve te burgjeve valentin macaj

Sondazh

Poll