Art&Argëtim

Brooklyn Beckham poston foto intime brenda një vaske së bashku me të fejuarëne tij

30 Tetor 2020, 15:59 Nga DOSJA
Brooklyn Beckham poston foto intime brenda një vaske së bashku me

 SHBA- Brooklyn Beckham, 21 vjeç dhe e dashura e tij Nicola Peltz, 25 vjeç shpallën fejesën vetëm pak kohë më parë.

Ata kanë folur edhe për planet për martesë, ku dëshirojnë të martohen në një vendpushim mahnitës në Itali dhe se fustani i saj i nusërisë do të dizajnohet nga vjehrra e saj, ka raportuar “The Sun”.

Sipas “The Sun” kurorëzimi i dashurisë së tij me martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë funta, por për shkak të pandemisë ajo do të zhvillohet në vitin 2022.

Së fundmi, Brooklyn ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit i cili shfaqet me të fejuarën e tij duke u puthur brenda një vaske duke e shoqëruar me një dedikim romantik.

“Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë.”- ka shkruar ai.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz brooklyn beckham nicola peltz. brooklyn beckham nicola peltz.

Sondazh

Poll