Art&Argëtim

Krenarë me të, Këngëtari shqiptar pjesë e albumit të ri të Ariana Grandes

30 Tetor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Krenarë me të, Këngëtari shqiptar pjesë e albumit

SHBA- Stanaj është ndër këngëtarët me origjinë shqiptare me famë botërore i cili shoqërohet shpesh me emra të njohur si: Jessie J, Ariana Grande etj., ku kjo e fundit e ka marrë këngëtarin si tekstshkrues për albumin e saj më të ri i cili titullohet “Positions” e cila është publikuar disa orë më parë.

Stanaj është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale i cili poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta e tij profesionale po ashtu edhe private.

Së fundmi, ai ka bërë një postim duke na treguar se ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Ariana Grande për albumin e saj më të ri i cili titullohet “Positions”, i cili ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për këngëtarin me origjinë shqiptare.

“Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë.”- ka shkruar Stanaj

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ariana grande stanaj ariana grande stanaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Tetor 2020, 20:55

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet, vetëm pak momente pas vdekjes së kompozitorit të shquar Avni Mula. Teksa publikon disa f...