Art&Argëtim

‘Tek gruaja ime jo’, Gjiko nuk e lejon Elitën ta ftojë në emision Milaim Zekën, me veprimin e fundit reperi i habiti të

30 Tetor 2020, 12:19 Nga DOSJA
‘Tek gruaja ime jo’, Gjiko nuk e lejon Elitën ta ftojë

KOSOVË- Elita dhe Gjiko janë përballur me njëri tjetrin. Të ftuar në në emisionin NIN ata i kanë drejtuar pyetje njëri-tjetrit në rubrikën “Hajde ose thuaje”. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se moderatorja ka pyetur bashkëshortin se cili ka qenë i ftuari që ka pasur në emisionin e saj që nuk i ka pëlqyer atij. Reperi është shprehur se një nga të ftuarit që nuk do donte të shkelte më në emisionin e saj është Milaim Zeka pasi sipas tij ai është person shumë i rëndë.

 “Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”- u përgjigj Gjiko.
Pas kësaj deklarate menjëherë ka reaguar edhe gazetari Milaim Zeka i cili njihet për fjalët ‘ngacmuese’. Zeka ka shpërndarë një video të intervistës mes çiftit , ndërkohë krahas saj është edhe një vidoe tjetër ku Zeka thotë se kjo është një arsyet pse reperi nuk do që ai të shkojë në emisionin e pertneres.

Në video është përfshirë një intervistë e vjetër e Milaimit për Elitën në të cilën ai ngacmon duke thënë: “ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjokset e tua”.

Së fundmi, Gjiko ka ndarë në rrjetet e tij sociale ku shihet së bashku me Elitën duke darkuar me Milaimin dhe disa miq të tjerë, teksa shihet i buzëqeshur dhe mesa duket ndoshta mund të ketë ndryshuar mendim për këngëtarin.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz deputeti milaim zeka moderatorja elita rudi reperi gjiko deputeti milaim zeka moderatorja elita rudi reperi gjiko

Sondazh

Poll