Aktualitet

Festa e ”Jo”-së / Zv.ministri i jashtëm grek: Falenderoj Shqipërinë mike, helenizmi është një dhe i pandarë. MESAZHI

28 Tetor 2020, 13:27 Nga DOSJA
Festa e ”Jo”-së / Zv.ministri i jashtëm grek: Falenderoj

KËLCYRË– Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Kostandinos Vllasis ka mbajtur nëj fjalim në varrezat helene në Këlcyrë. Në fjalën e tij, ai ka përcjellë një mesazh për të gjithë për komunitetin minoritar në Shqipëri, të cilët i garantoi se asnjëherë nuk do të jenë vetëm.

Në fjalimin e tij, zv.ministri përcolli një mesazh edhe për Turqinë, të cilën e konsideroi si atë që trazon ujërat dhe shkakon përplasje.

“Jemi përballë këtyre njerëzve që u matën me vdekjen pa u frikësuar as dhe një moment, u kemi borxh për mirënjohje shekullore. Kemi detyrë të mos i harrojmë. Varrimi i tyre përbën detyrë të shenjtë për ne. Është minimalja për ne. Konjukturat e sotme na vënë përballë sfidave të shumta. Nuk është vetëm beteja e vështirë për luftimin e pandemisë, një vetejë që kërkon prej të gjithëve një vëmendje dhe zbatim të masave që merren. Është edhe përballimi i përditshëm i qëndrimit provokues, pothuasjse armiqësor do të thosha, të një fqinji arrogant, Turqisë. Turqia ka zgjedhur që të kalojë në rrugën e kundërvajtjes ndërkombëtare, në rrugën e kërcënimeve dhe shantazheve. Është shndërruar në një faktor tensionesh dhe destabilizimi të fqinjësisë sonë më gjerë. Një shkaktar i vërtetë për historinë e rëndë që ka trashëguar, jep përditë përgjigje të fortë në det, tokë dhe ajër. Dërgojmë edhe sot pra mesazhin në çdo drejtim: Grekët nuk përulen dhe nuk tërhiqën. Grekët kudo e kanë vëmendjen e tyre të kthyer tek ju. Helenizmi është një dhe i pandarë,”-tha  Vllasis në fjalën e tij. 

LAJMI KRYESOR: Festa Kombëtare e Greqisë/ Zv.ministri i Jashtëm grek homazhe tek varrezat e Këlcyrës dhe familja Kaçifas: E kemi mendjen tek ju! Policia merr masa, shoqërohet një grua

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa kombëtare e greqisë kostandinos vllasis festa kombëtare e greqisë kostandinos vllasis

Sondazh

Poll