Aktualitet

Iu refuzua kërkesa për azil, Selami Simsek padi për institucionet shqiptare: Shfuqizoni vendimin!

28 Tetor 2020, 13:16 Nga DOSJA
Iu refuzua kërkesa për azil, Selami Simsek padi për institucionet

TIRANË- Shtetasi turk Selami Simsek ka dorëzuar një padi kundrejt institucioneve shqiptare, më konkretisht Drejtorisë së Azilit dhe Shëndetësisë dhe Komisionit Kombëtar për Azilin. Të dy nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. 

Në shkresën e tij, Simsek kërkon qartë nga institucionet që të pezullojnë procedurat e nisura për deportimin e tij drejt Turqisë, ku e pret burg. Simsek akuzohej si pjesëmarrës në grushtin e shtetit dhe cilësohet nga autoritetet turke si ‘gylenist’. Edhe pse ai kërkoi azil politik në Shqipëri, kërkesa ndaj tij u rrëzua më 2 korrik. 

Simsek u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash. Ai kërkoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

Gylenisti Selami Simsek ka bërë përpjekje për të frenuar ekstradimin drejt Turqisë. Ai i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, për të ndaluar ekstradimin. Simsek këmbëngul, se nëse ndodh ekstradimi në Turqi, atij i rrezikohet jeta. Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, së bashku me tre specialistë, firmosën shkresën, ku thuhej se Simsek nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit. Në shkresë thuhej, se ndaj këtij vendimi, mund të bëhej ankimim brenda 15 ditëve në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet padia e selami simsek selami simsek padia e selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll