Aktualitet

FOTO/ Me maska dhe armë në dorë, kjo është skuadra që nxorri shqiptarët nga kampi ‘AL Hol’ në Siri

28 Tetor 2020, 13:08 Nga DOSJA
FOTO/ Me maska dhe armë në dorë, kjo është skuadra

TIRANE– Të veshur me maska, të armatosur, kjo është pamja që vjen nga forcat e armatosura të cilat shkuan deri në Siri për të bërë të mundur nxjerrjen e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi famëkeq AL-Hol.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është shprehur se operacioni u bë i mundur falë bashkëpunimit me autoritetet lokale në shtetin sirian dhe atë liban.

Skuadra shqiptare ishte e përbërë nga nëntë persona, mes tyre dhe shefi i Anti- terrorit në policinë e shteit, Gledis Nano.

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar ditën e djeshme në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura shqiptare riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri forcat e armatosura shqiptare riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri

Sondazh

Poll