Sport

Në Spanjë e bëjnë të sigurtë: Bartomeu largohet si president i Barcelonës para ndeshjes me Juventusin

26 Tetor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Në Spanjë e bëjnë të sigurtë: Bartomeu largohet si

SPANJË-Aventura e Josep Maria Bartomeu si president i Barcelonës mund të ketë marrë fund. Lajmi që po qarkullon vetëm disa ditë nga ndeshja me Juventusin për Champions League, vjen nga Spanja, ku gazetat sportive flasin për dorëheqjen e mundshme të 57-vjeçarit, tani i urryer jo vetëm nga tifozët, por edhe nga disa lojtarë  dhe anëtarë të klubit spanjoll, pas shtatë viteve presidencë.

Nëse konfirmohet, revolucioni në krye të klubit do të ndodhte në një kohë krize të thellë, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga ajo e rezultateve, siç dëshmohet nga humbja e së shtunës në ‘Clasico’ kundër Real Madrid. Sipas ‘Sport’, gjithmonë shumë afër Barcelonës, artomeu mund të japë dorëheqjen në shenjë proteste kundër vendimit të bordit katalanas, që ka refuzuar kërkesën e klubit për të shtyrë referendumin në program në 1 e 2 nëntor në të cilën ortakët blaugrana do të votojnë votëbesimin e presidentit të tyre.

Një pozicionim që ka cuar në vendimin e Bartomeut për ti propozuar administratorëve dorëheqjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Administrimit të shoqërisë në program sot për të aprovuar vitin fiskal për sezonin 2019-20 e buxhetin për sezonin 2020-21.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona josep maria bartomeu barcelona josep maria bartomeu

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 22:16

BRAZIL– Ronaldinho ka konfirmuar se ka rezultuar me koronavirus në testin e bërë. Ish-futbollisti siguroi se është mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka as...